Telegrafi

Hollande: Ta mbështesim rritjen ekonomike

"Marrëveshja, që sipas kontekstit që ne njohim, ishte më e mira e mundshme si nga shpenzimet, 960 miliardë euro ashtu edhe në mbështetje të rritjes ekonomike apo të politikës së përbashkët bujqësore", deklaroi presidenti gjatë një konference shtypi me kryeministrin e Luksemburgut, Jean-Claude Juncker.

"Gjatë vitit 2013, që do të jetë ende i vështirë, ne duhet të mbështesim për aq sa është e mundur, rritjen ekonomike dhe duhet të punojmë me vendosmëri", theksoi Hollande duke e konsideruar Juncker partner, mik i cili ka bërë shumë për Bashkimin Evropian dhe për Eurogrupin, ku sapo është larguar nga presidenca. /Telegrafi/