Telegrafi

Hollande: SHBA së shpejti do ta ketë një presidente

Presidenti francez, Francois Hollande, ka parashikuar se zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA do t’i fitojë kandidatja demokrate, Hillary Clinton.

“Një president do të zgjidhet në SHBA”, ka thënë Hollande të shtunën, ndërsa ka përdorur formën femërore për të përshkruar presidentin: “Une presidente”.

Fushata e kundërshtarit të Clintonit, republikanit Donald Trump, është përshkuar kohës së fundit me akuza për ngacmime seksuale.

Trump këto akuza i ka quajtur “të rreme”.