Site icon Telegrafi

Hollande: Rusia nuk është kërcënim

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se Rusia nuk është kërcënim, por partnere e cila siç ka thënë ai “nganjëherë përdor forcë”, si në rastin e Ukrainës.

“Rusia është partnere, por e cila, nganjëherë, siç e kemi parë edhe në Ukrainë, përdor forcë. Ne e kemi dënuar kur ka aneksuar Krimenë”, shtoi Hollande.

Hollande para samitit të NATO-s që po mbahet në Varshavë ka shtuar se NATO nuk është në pozicion të thotë se cilat duhet të jenë marrëdhëniet e Evropës me Rusinë., transmeton KosovaPress.

“Për Francën, Rusia nuk është armike, nuk është kërcënim”, tha Hollande.

Exit mobile version