Site icon Telegrafi

Hollande nuk do të rikandidohet për president të Francës

Presidenti francez, Francois Hollande, ka deklaruar se nuk do të rikandidojë për mandatin e dytë.

“Kam vendosur që të mos kandidojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen gjatë vitit të ardhshëm”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Hollande e që është transmetuar pothuajse në të gjitha mediat botërore, transmeton Telegrafi.

Mediat franceze në fillim të kësaj jave kishin raportuar se Hollande do të kandidojë sërish, por në momentet e fundit ka ndërruar mendje. /Telegrafi/

Exit mobile version