Presidenti socialist i Francës, François Hollande, popullariteti në rënie i së cilit sa vjen e thellohet, parashikohet të distancohet që në raundin e parë nga të gjithë rivalët e tjerë nëse kandidon për një tjetër mandat në krye të shtetit, thuhet në një sondazh të publikuar sot.
Sipas kësaj, prania e tij në raundin e dytë parashikon një humbje të thellë përballë çdo lloj kundërshtari të mundshëm, përfshirë edhe lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
Ky do të jetë rezultati më i keq i shënuar nga kreu i shtetit francez në sondazhin e kryer për presidencialet e vitit 2017.
Sipas sondazhit Odoxa-Dentsu Consulting, Hollande mund të fitojë rreth 15 për qind në raundin e parë.
Presidenti Hollande njoftoi një ditë më parë se do të vendoste në fund të vitit për një kandidaturë të mundshme për rizgjedhjen e tij më 2017.