Site icon Telegrafi

Hollande e zgjatë edhe për 3 muaj gjendjen emergjente

Presidenti Fransoua Hollande i është drejtuar kombit francez pak minuta para orës 4 të mëngjesit.

Ai ka konfirmuar se rreth 80 persona janë vrarë në sulmin e rëndë në Nice. Hollande ka thënë se sulmuesi është vrarë në vendin e ngjarjes.

Lexo po ashtu Në Nice ka shqiptarë, Ambasada e Kosovës thotë se po monitoron situatën: Ky është numri emergjent për ata që kanë nevojë për ndihmë

“Franca është e tmerruar me vrasjen e qëllimshme të dhjetëra njerëzve që thjesht po festonin 14 korrikun. Franca është e lënduar, por ju siguroj se do të jetë gjithmonë më e fortë se këta fanatikë”, ka thënë Hollande.

Ai pohoi se gjendja emergjente është zgjatur edhe për 3 muaj të tjerë.

Exit mobile version