Ish-presidenti i Francës, François Hollande, në ditën e dorëzimit të detyrës tek presidenti i ri Emmanuel Macron, ka publikuar një numër postimesh në llogarinë e tij personale në Twitter.
“Jam i lidhur me ju siç jeni ju me mua, nga historia jonë e përbashkët”, postoi ai.
“Pa ju, unë kurrë nuk do ta kisha mundësinë që ta sundoja Francën”.
Ai tha se udhëheqja e Francës ishte një “përgjegjësi e rëndë”, dhe duke përsiatur fjalimin e Macronit – tha që kombi duhet të jetë një shembull për të tjerët.
Hollande tha se është krenar për arritjet e tij – për mbajtjen e Greqisë në Evropë, për marrëveshjen për ndryshimin e klimës, dhe për ballafaqimin me kohërat testuese për Francën, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“E lë vendin në një gjendje më të mirë se që e kam gjetur”, tha ai.
Në muajt e fundit, Hollande e kishte humbur me të madhe aprovimin nga populli.