Hollande: Autorët e pengmarrjes së kishës ishin terroristë të ISIS-it
Autorët e pengmarrjes në një kishë në Saint-Etienne-du-Rouvray, në veriperëndim të Francës, gjatë së cilës një prift u vra me thikë, janë dy terroristë që u shpallën të ISIS-it, njoftoi sot presidenti Francois Hollande, që kishte vajtur në vendngjarje.
“Janë katolikët që u goditën, por janë të gjithë francezët që janë prekur”, deklaroi presidenti francez.
Hollande i bëri gjithashtu thirrje francezëve, të tronditur nga atentati i Nicës më 14 korrik, për “kohezion përballë terrorizmit dhe të krijojnë një bllok që askush të mos arrijë ta krisë”.