Në kohën kur pandemia e coronavirusit ka mbyllur pothuajse tërë botën, dhe ka bërë që miliarda njerëz të karantinohen apo qëndrojnë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre, njerëzit kanë filluar të tregohen kreativ në shumë aspekte.
Duke parë se shumica e bizneseve nuk kanë funksionuar për muaj tërë si masë preventive në luftën kundër coronavirusit, është vërejtur dukshëm mungesa e artikujve të shumtë si ushqimor ashtu edhe sanitar, transmeton Telegrafi.
Pasi që dezinfektuesit dhe maskat mbrojtëse kanë qenë artikujt më të kërkuar këta muaj dhe ka pasur mungesë të tyre për shkak të kërkesave të mëdha, një nënë ka menduar një ide gjeniale për “prodhimin” e maskave në kushte shtëpie dhe atë për pak sekonda.
Safua Aggounen nga Amsterdami i Holandës, ka publikuar në llogarinë e saj në Tik Tok një video, që tregon se si mund të “prodhohen” maska me një palë çorape – dhe atë për pak sekonda.
Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë, e cila vërtetë mund t’ju hyjë në punë nëse veç keni nevojë për maskë mbrojtëse. /Telegrafi/