Site icon Telegrafi

Holandezi rekorder në dhurimin e spermës

Holandezi Ed Houben jozyrtarisht është shpallur si dhuruesi më aktiv i spermës në botë. Me spermën e tij kanë mbetur shtatzënë 46 gra me të cilat mbanë kontakt të rregullt, e në shumë raste marrëdhënia është bërë miqësi e vërtetë.

Se sa larg shkon mirëkuptimi i Edit për vështirësitë me sterilitet, flet edhe fakti se pasi që ka përmbushur kuotën në klinikën për fekondim artificial prej 25 dhurimeve ka bërë aq reputacion sa që njerëzit kanë filluar ta kontaktojnë privatisht për tu ndihmuar me spermën e tij për të realizuar trashëgiminë e tyre.

“Këtë e bëj sepse e di sa e dëshpëruar mund të jetë dëshira për fëmijë. Pos kësaj, zvarritja nëpër klinika për fekondim mund të merr jashtëzakonisht shumë kohë dhe shumë para”, sqaron Ed pse ka vendosur që të kontribuoj në dhurim.

Sot Ed udhëton nëpër Evropë dhe rri nëpër hotele ku takon gra dhe çifte. Pas njohjes çifti merr epruvetën me spermën e tij dhe i lë që të kryen gjënë delikate vetëm. Nganjëherë, natyrisht, çiftet e vizitojnë edhe në shtëpinë e tij.

Exit mobile version