Telegrafi

Holandezi i gjatë 2,18 metra dhe me peshë 155 kg po mundohet të gjejë një makinë të rehatshme

Lartësia është padyshim një nga faktorët e rëndësishëm që ndikon në zgjedhjen e makinës, të paktën midis atyre për të cilët ergonomia është e rëndësishme, dhe financat lejojnë një zgjedhje të gjerë.

Bodybuilder holandez Oliver Richters është shumë i gjatë. Me 218 cm lartësi dhe 155 kg nuk mund të zgjedhë shumë, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht kësaj, ai vozit një Toyota të vogël, modelin e qytetit Aygo. Përkundër pritjeve, Toyota e vogël i jep një rehati solide, por nuk është makina e ëndrrave të tij.

Kështu që gjiganti holandez vendosi të shkonte në Gjermani dhe të provonte disa nga makinat e ëndrrave të tij. Ai po përpiqej të ulej në një Ford Mustang, Cadillac dhe Corvette C7.

Po ashtu ai më pas provoi modelet e Polestar, si dhe një Maserati.

Nëse ai qëndroi me të vërtetë me Toyota apo zgjodhi një makinë tjetër shihni më poshtë videon. /Telegrafi/