Holanda e ka nderuar sulmuesin e Maqedonisë së Veriut për paraqitjen e 122-të dhe të fundit me fanellën e përfaqësueses.
37-vjeçari, i cili debutoi në skenën ndërkombëtare në vitin 2001 gjatë një ndeshjeje kualifikuese të Kampionatit Botëror ndaj Turqisë, është nderuar me një dhuratë të personalizuar para ndeshjes ndërmjet dy skuadrave.
Kapiteni i Holandës, Georginio Wijnaldum, ka pozuar me Pandevin, ndërkohë që të dy kanë mbajtur fanellën e Tulipanëve me numrin 122 që i referohej numrit të paraqitjeve të tij.
Në javën e kaluar, sulmuesi konfirmoi se ndeshja e Kampionatit Evropian ndaj ekipit të Frank de Boer do të ishte e fundit për të me fanellën e përfaqësueses.
“Po, kjo është ndeshja ime e fundit me fanellën e Maqedonisë. Ky është fundi i karrierës sime me ekipin përfaqësues. Jam i gëzuar që mund të them lamtumirë në këtë mënyrë. Jam i lumtur që mund të pensionohem në këtë mënyrë. Mund të them se nuk kam mundur të kërkoj lamtumirë më të mirë”, kishte deklaruar ai.
Maqedonia e Veriut realizoi kualifikimin historik në një Kampionat Evropian, megjithëse i humbi të tria ndeshjet grupore. /Telegrafi/
Respect.
1⃣2⃣2⃣👕 The Netherlands pay tribute to Goran Pandev before his 122nd and final international appearance.#EURO2020 pic.twitter.com/b0RYySRklo
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 21, 2021