Site icon Telegrafi

Holandë: Turistët ndalohen të hyjnë në coffee shop

Rregullorja ka për qëllim të ulë numrin e të ashtuquajturve narko-turistë nga Belgjika dhe Gjermania.

Holanda numëron gjithsej rreth 700 kafiteri, në të cilat mund të blihet dhe të tymoset marihuana. Rritja dhe shitja e drogave të lehta nëpër “coffee shop” nuk janë legale por nuk paraqesin vepër penale.

Koalicioni i qendrës së djathtë ka ndërmend që “kafiteritë” e tilla t’i shndërrojë në klube private, të bëjë anëtarësimin e detyrueshëm, për shkak të kërcënimit që paraqet narko-turizmi për mënyrën holandeze të jetesës, njoftoi të enjten BBC.

Ata që nuk pajtohen me këtë vendim thonë se kjo paraqet shkelje të të drejtave evropiane të cilat garantojnë treg të lirë të mallrave dhe shërbimeve. Në Holandë tolerohet përdorimi i marihuanës në sasi të vogël. Blerja ose posedimi janë të kufizuara në 5 gram për një person në moshë madhore, pa marrë parasysh shtetësinë e përdoruesit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version