Telegrafi

Holandë – Gjermani, formacionet zyrtare të derbit të madh evropian

Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Gjermanisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen eliminatore për Euro 2020.

Tulipanët janë nikoqir të Panzerëve në takimin e vlefshëm për Grupin C, i cili zhvillohet nga ora 20:45 në Johan Cruijff Arena.

Ekipi i drejtuar nga Ronald Koeman vjen në këtë ndeshje pas fitores së thellë 4-0 ndaj Bjellorusisë dhe pret ta vazhdojë formën pozitive.

Në anën tjetër për ekipin e Joachim Loew kjo është ndeshja e parë për ciklin eliminator dhe pret ta nis me një rezultat të favorshëm.

Koeman ka vendosur për formacionin më të mirë, ndërsa te Loew vërehen shumë ndryshime në formacionin titullar.

Holanda: Cillessen; Dumfries, De Ligt, Van Dijk, Blind; Wijnaldum, De Roon, F. de Jong; Promes, Depay, Babel;

Gjermania: Neuer, Kehrer, Ginter, Kimmich, Kroos, Schulz, Sule, Rudiger, Goretzka, Sane, Gnabry;

/Telegrafi/