Site icon Telegrafi

Holandë – Francë, formacionet e mundshme të ndeshjes së ditës në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Francës do të luajnë sot (e premte) mes vete në një derbi të vjetër evropian.

Tulipanët janë nikoqir të Gjelave në ndeshjen e vlefshme për Grupin 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin De Kuip, në qytetin e Rotterdamit.

Lexo po ashtu Deschamps publikon listën për ndeshjet ndaj Holandës dhe Uruguait, ftohet edhe Martial

Vendasit holandez vijnë në këtë ndeshje të motivuar para tifozëve të tyre dhe presin një fitore për të shpresuar kalimin e grupin si vend i parë.

Në anën tjetër, ekipi i Didier Deschamps ka shtatë pikë në vendin e parë dhe shpreson ta sigurojë qysh sot kalimin tutje.

Franca (Getty Images)

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Formacioni i mundshëm i Holandës: Cillessen; Tete, De Ligt, Van Dijk, Blind; De Roon, De Jong, Wijnaldum; Bergwijn, Depay, Babel.

Formacioni i mundshëm i Francës: Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Digne; Mbappe, Kante, Nzonzi, Matuidi; Griezmann, Giroud.

/Telegrafi/

Exit mobile version