Telegrafi

Holandë – Angli, lufta e Ligës së Kombeve vjen në IPKO

Sonte mbrëma me fillim nga ora 20:45 zhvillohet kryendeshja e Ligës së Kombeve, gjysmëfinalja e madhe mes Holandës dhe Anglisë.

Sfida zhvillohet në Portugali, aty ku janë caktuar të mbahen ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve që do të përcaktojnë fituesin e Ligës së Kombeve.

Holanda dhe Anglia do të kenë përballje të fortë mes tyre duke parë gjeneratat e reja të dy kombëtareve që janë të jashtëzakonshme.

Të dy gjigantët e futbollit kanë nga gjashtë fitore në ndeshjet mes tyre dhe kanë plot nëntë barazime.

Sfida do të transmetohet në Supersport Kosova 1 ku mund të shijoni atraksionin futbollistik të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/