Holanda do të përballet me nikoqirin e Kampionatit Botëror tashmë të eliminuar, Katarin në kuadër të rrethit të tretë në Grupin A.
Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin “Al Bayt Stadium”.
Holanda është lider i Grupit A me katër pikë, aq sa ka edhe Ekuadori, ndërsa fitorja është cak i tyre edhe pse një barazim do t’u kryente punë, por vetëm nëse barazojnë ekuadorianët me Senegalin.
Standings provided by Sofascore
Në anën tjetër, Katari luan vetëm sa për rregullore, pasi tashmë është i eliminua dhe nuk ka asnjë pikë.
Formacionet zyrtare:
Holanda: Noppert; Timber, Van Dijk, Ake; Dumfries, De Jong, Klaassen, De Roon, Blind; Gakpo, Depay.
Katari: Barsham; Miguel, Hassan, Mohamad, Khoukhi, Ahmed; Al-Haydos, Hatim, Madibo; Afif, Ali. /Telegrafi/