Kanë vazhduar edhe sot ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, ku nuk munguan ndeshjet interesante.
Holanda nën drejtimin e Van Gaal, ka mposhtur keq Turqinë me rezultat 6-1.
Në këtë ndeshje shkëlqeu Memphis Depay, i cili shënoi het-trik, duke qenë enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen turke.
Davy Klaassen, Guus Til dhe Donyell Malen shënuan edhe nga një herë.
https://www.youtube.com/watch?v=MWhK_3hazh8&ab_channel=WorldCupQualifiers2022
Golin e vetëm në këtë ndeshje për turqit e shënoi Cengiz Under në kohën shtesë.
Holanda mbetet lider me 13 pikë, aq sa ka edhe Norvegjia, ndërsa Turqia është e treta me 11 pikë.
Franca i është kthyer fitoreve, duke mposhtur Finlandën me rezultat 2-0. Yll i ndeshjes ishte Antoine Griezmann që shënoi dy herë.
https://www.youtube.com/watch?v=FDrravO8xx0&ab_channel=WorldCupQualifiers2022
Gjelat kanë 12 pikë dhe janë lider në grupin e saj.
Kroacia ka fituar derbin ballkanik, duke mposhtur Slloveninë me rezultat 3-0.
Marko Livaja, Mario Pasalic dhe Nikola Vlasic shënuan golat për kroatët.
https://www.youtube.com/watch?v=8Yw6uVsLsYU&ab_channel=FootballLIVE
Kroacia dhe Rusia kanë nga 13 pikë në krye të grupit./Telegrafi/