Holanda ka shënuar fitore ndaj Belgjikës me rezultat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët, duke treguar se do të jetë një ndeshje e bukur dhe me gola.
Por për të parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 41-të e ndeshjes, kur Steven Bergwijn shënoi pas asistimit të Frenkie de Jong.
https://twitter.com/ConteSZN_/status/1532821362187935746
Më të filluar pjesa e dytë, holandezët shënuan edhe një herë. Memphis Depay arriti të gjejë rrjetën për 2-0.
⚽️ GOAL!
Memphis Depay makes it 2-0 to the Netherlands in the #NationsLeague 🟠#BELNED | #Oranje
https://t.co/eiAv5U2Lf1— Footy Zone (@footyzoneonline) June 3, 2022
Në minutën e 62-të u vendos fituesi, kur Denzel Dumfries shënoi për 3-0.
Dumfries goal for Netherlands against Belgium pic.twitter.com/PZDYahmXio
— Live News (@LiveNewsForAll_) June 3, 2022
Holandezët ishin në top formë dhe këtë e konfirmon edhe goli i Depay në minutën e 66-të për 4-0.
https://twitter.com/stapfutbolgoal/status/1532819315942367232
Belgjik shënoi një gol në minutën e 78-të, por që u anulua për pozitë jashtë loje.
Në fund Belgjika arriti të shënojë me Michy Batshuayin, por që ishte vetëm për statistikë.
Holanda mori tri pikët e para dhe vendin e parë në grupin që gjenden Uellsi dhe Polonia. /Telegrafi/