Telegrafi

Holanda shkarkon trajnerin

Getty Images

Federata Holandeze e Futbollit ka konfirmuar se e ka larguar nga puna trajnerin e deritanishëm, Danny Blind.

Holanda është në rrezik për të mos u kualifikuar në Kampionatin Botëror, ndërsa kjo përfaqësuese nuk arriti të kualifikohej as në Kampionatin e fundit Evropian.

Kjo ka bërë që presioni mbi përzgjedhësin të rritet, ashtu që Federata vendosi që ta largonte nga detyra.

Kombëtarja e Holandës është e katërta në Grupin A, me gjashtë pikë prapa liderit Francës dhe tri pikë prapa vendit të dytë që e mban Suedia.

Holandezët i kanë humbur pesë nga nëntë ndeshjet garuese në drejtimin e Blind, ndërsa do të luajnë kundër Suedisë dhe Bullgarisë në takimet e radhës kualifikuese.

Drejtimin e skuadrës do ta marrë Fred Grim, i cili do ta ushtrojë detyrën e trajnerin në ndeshjen miqësore kundër Italisë ditën e martë. /Telegrafi/