Telegrafi

Holanda ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Senati holandez sot pasdite ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Protokolli tani pritet të ratifikohet nga Republika e Francës dhe nga Spanja, njofton Telegrafi maqedoni.

Pas këtyre dy ratifikime, Maqedoni në Kuvend duhet të ratifikojë Protokollin, me çka edhe përfundon procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Zaev më herët tha se ratifikimi në Spanjë pritet të ndodhë në janar të vitit të ardhshëm./Telegrafi/