Holanda ka arritur ta mposht Anglinë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve pas vazhdimeve me rezultat 3-1, pasi loja e rregullt u mbyll 1-1.
Ndeshja ishte e bukur nga të dyja ekipet, por me holandezët që kishin shumë më shumë nga loja.
Kjo fillimisht nuk kreu punë pasi që Anglia kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Marcus Rashford nga pika e bardhë.
https://www.youtube.com/watch?v=zsD772VhpzE
Mathias de Ligt ishte ai që ndërhyri në zonë.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë tulipanët ndezën motorët.
Minuta e 73-të e sjelli golin e barazimit.
https://www.youtube.com/watch?v=4ObVA4SxPzo
Harkimin nga këndi të Memphis Depay më së miri e shfrytëzoi Matthijs de Light që shënoi për 1-1.
Më gola në kohën e rregullt nuk kishte dhe ndeshja shkoi në vazhdime.
Në minutën e 97-të holandezët kaluan në epërsi pasi Kyle Walker shënoi në portën e tij për 2-1.
Por portokallinjtë nuk u ndalën me kaq. Në minutën e 114-të Memphis Depay, pasoi bukur për Quincy Promes që shënoi për 3-1.
https://www.youtube.com/watch?v=9iS6qwOxRvk
Holanda pas kësaj fitoreje do të ndeshjet në finale me Portugalinë të dielën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Cyk2DBlFhVM