Telegrafi

Holanda përgatitet t’i hapë shkollat gjatë javës që vjen, bankat shkollore pajisen me panele xhami për mbrojtje nga coronavirusi

Shkollat në Holandë do të hapen gjatë javës që vjen, derisa për mbrojtje nga përhapja e coronavirusit, në bankat shkollore janë vendosur panele xhami.

Udhëheqësit e shkollave, kanë vendosur dezinfektues nëpër korridoret e shkollave, si pjesë e përgatitjeve që për rifillimin e mësimit, transmeton Telegrafi.

Meqenëse nuk ka shtimit të numrit të rasteve me të infektuar, qeveria holandeze i ka lehtësuar masat e ndalesës, ndërsa ka lejuar që shkollat të hapen duke filluar nga 11 maji.

“Të gjithë nxënësit janë sikur në kabina, që të rritet siguria, nëse ndonjë prej tyre fillon të kollitet”, ka thënë koordinatorja e një shkolle në Den Bosch.

Secili distrikt holandez do t’i ketë masat e veta, lidhur me rregullat për rihapjen e mësimit, derisa në disa shkolla mësimdhënësit do të kenë maska dhe uniforma mbrojtëse. Rifillimi i mësimit në shkollat e mesme, nuk fillon deri në muajin tjetër.

Numri i të prekurve me coronavirus në Holandë, deri më tani ka arritur në 42,093, derisa janë shënuar 5,359 viktima. Prej tyre, vetëm 1.3 për qind e të infektuarve dhe viktimave, kanë qenë nën moshën 20 vjeçare. /Telegrafi/