Site icon Telegrafi

Holanda, pa datë për ratifikim të marrëveshjes për Specialen (Video)

Bashkimi Evropian është angazhuar maksimalisht për funksionalizimin e Dhomave të Specializuara pranë Gjykatës Speciale.

Në frymën e kësaj, Këshilli i Evropës, tashme ka ndarë 29.1 milionë euro për Dhomat e Specializuara dhe për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Javën e kaluar, Tribuna Channel pati raportuar se gjatë verës do të kompletohet stafi i kësaj gjykate.

Nga BE i kanë thënë televizionit se gjykata që do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000 të ngritura ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të funksionalizohet deri në fund të vitit.

Por, Holanda si vend nikoqir i selisë së kësaj gjykate, ende nuk ka ratifikuar marrëveshjen me Kosovën.

Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës, në një përgjigje me shkrim për Tribuna Channel, thonë se janë duke bërë përpjekje që marrëveshjen ta ratifikojnë shumë shpejt.

Exit mobile version