Telegrafi

Holanda në kërkim të fitores ngushëlluese ndaj Italisë, formacionet bazë

Holanda është nikoqire e Italisë në Amsterdam ArenA, ku zhvillohet ndeshja miqësore mes dy skuadrave të njohura evropiane.

Tulipanët kanë mbetur pa trajner, pasi u shkarkua Danny Blind për shkak të rezultateve të dobëta dhe rrezikimit për mospjesëmarrje në Kampionatin Botëror.

Nga ana tjetër, Azzurrët janë në situatë të mirë, ndërsa në ndeshjen e fundit kualifikuese e mposhtën Shqipërinë me rezultat 2-0.

Formacioni bazë i Holandës: Zoet; Tete, Martins Indi, Hoedt, Blind; Wijnaldum, Strootman, Klaassen; Lens, Memphis, Promes.

Formacioni bazë i Italisë:  Donnarumma, Bonucci, Rugani, Romagnoli, Darmian, Parolo, Verratti, De Rossi, Zappacosta, Eder, Immobile.

/Telegrafi/