Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems.
Berisha e falënderoi ambasadoren e Mbretërisë së Holandës për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Holandës ka dhënë për Kosovën, në veçanti e falënderoi për donacionin në pajisje për mirëmbajtjen e automjeteve, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe shumë të mira.
Berisha e njoftoi diplomaten holandeze edhe mbi të arriturat e FSK-së, kapacitetet, integrimin e gjinisë femërore dhe të komuniteteve në FSK, procesin e tranzicionit dhe planifikimet për të ardhmen.
Ai tha se për procesin e tranzicionit të FSK-së në vazhdimësi kanë qenë transparent, i kanë informuar të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë për hapat gjatë këtij procesi.
Nga ana e saj, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, konfirmoi edhe gatishmërinë e Holandës për mbështetjen e vazhdueshme të FSK-së dhe Kosovës në përgjithësi.