Site icon Telegrafi

Holanda ndërton parkingun më të madh në botë për biçikletat (Foto)

Holanda ndërton parkingun më të madh në botë vetëm për biçikletat.

Ky parkim është inaguruar në Utrecht. Mund të parkohet me një kartë ose me pagesa ditore.

Për momentin ky parking ka vend të lirë për 6 mijë biçikleta. Ndërsa vende për 1500 biçikleta të tjera do të shtohen në muajin e ardhshëm dhe vitin tjetër do të krijohet hapësirë për parkimin e 12 500 biçikletave.

Objektivi është kthimi në qendrën e parkimit më të madh në botë për biçikleta me 22 mijë vende për biçikleta.

Qytetarët do të kenë mundësi ta frekuentojnë këtë parking gjatë 24 orëve të ditës dhe 7 ditët e javës, transmeton oranews.

Ata që nuk kanë një biçikletë të tyre mund të marrin një nga 700 biçikletat që janë vënë në dispozicion për tu dhënë me qera.

Exit mobile version