Telegrafi

Holanda mbështet marrëveshjet tregtare Kosovë-BE

Gjatë takimi me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj u diskutua për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve me theks të veçantë në fushën e ekonomisë që mbulohet nga MZHE-ja.

Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit u angazhuan për zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes së marrëveshjes tregtare me BE-në, mungesa e së cilës po i shkakton probleme biznesit vendor.

Në takim ambasadori Bosch shprehu interesimin dhe përkrahjen e shtetit holandez zhvillimit të fushave si industria dhe bujqësia.

Nga ana e tij, ministri Beqaj duke falënderuar diplomatin holandez ka vlerësuar se Kosova ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme nga Holanda, përfshirë këtu edhe çështjen e marrëveshjes tregtare me BE-në. /Telegrafi/