Telegrafi

Holanda fiton pa shumë vështirësi ndaj Letonisë

Kombëtarja e Holandës ka fituar në shtëpi me rezultat 2-0 ndaj Letonisë në ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Tulipanët kanë fituar pikët e para në Grupin G duke mposhtur Letoninë, pasi në ndeshjen e parë u mposhten nga Turqia.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Holandës, por edhe përkundër shumë rasteve arritën ta shënojnë vetëm një gol.

Goli i vetëm këtë pjesë erdhi në minutën e 32-të dhe ishte Steven Berghuis, i cili shënoi një supergol nga distanca për 1-0.

Edhe pjese e dytë foli e gjitha në të mira të vendasve, të cilët krijuan shumë raste, por shënuan vetëm një herë.

Në këtë pjesë goli i vetëm u shënua në minutën e 69-të me anë të Luuk de Jong, i cili shënoi me kokë për 2-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Holanda e sheh veten në pozitën e tretë me tri pikë, ndërsa Letonia e pesta pa pikë.

Në ndeshjen e radhës, portokallinjtë luajnë në udhëtim te Gjibraltari, ndërsa Letonia në udhëtim te Turqia. /Telegrafi/

https://twitter.com/MFKraan/status/1375865471170404355