Telegrafi

Holanda fiton në fund ndaj Uellsit, Belgjika shkatërron Poloninë

Kanë vazhduar ndeshjet në Ligën e Kombeve, ku në kuadër të Ligës A, luajtën Holanda dhe Belgjika, kundër Uellsit, respektivisht Polonisë.

Tulipanët kanë fituar ndaj Uellsit si mysafir (2-1), edhe pse kishin shumë ndryshime në formacion.

Golin e vetëm për Holandën e në këtë ndeshje e shënoi Teun Koopmeiners  pas asistimit të Jerdy Schouten.

Krejt në fund në minutën e parë të kohës shtesë Rhys Norrington-Davies shënoi për 1-1.

Por holandezët nuk u dorëzuan dhe Wout Weghorst me kokë shënoi për 1-0.

Në anën tjetër Belgjika mposhti Poloninë me rezultat 6-1. Ndeshja nisi me rastet e belgëve, por polakët shënuan të parët me Robert Lewandowskin (28’).

Axel Witsel arriti ta barazojë rezultatin në 1-1 në fundin e pjesës së parë.

Kevin De Bruyne ia dha epërsinë belgëve në pjesën e parë, ndërsa Leandro Trossard shënoi dy herë brenda pak minutash.

Leander Dendoncker dhe Lois Openda shënuan golat e fundit për djajtë që morën tri pikët e para.

Holanda si lider i grupit ka 6 pikë, Belgjika 3 pikë, Polonia 3 pikë, ndërsa Uellsi pa pikë. /Telegrafi/