Site icon Telegrafi

Holanda fiton miqësoren e gjashtë golave ndaj Danimarkës, Eriksen shënoi në rikthimin pas nëntë muajve

Kombëtarja e Holandës ka fituar me rezultat 4-2 ndaj Danimarkës në miqësoren e sotme të zhvilluar në Johan Cruijff Arena të Amsterdamit.

Portokallinjtë kanë arritur të triumfojnë pa shumë vështirësi ndaj Vikingëve në një miqësore luksi të zhvilluar sot (e shtunë).

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe me më shumë raste nga Holanda, e cila arriti të shënojë tri gola, kundrejt një të Danimarkës.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 16-të me anë të Steven Bergwijn, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Jaan Vestergaard (20’) barazoi shifrat në 1-1.

Holanda arriti të kthehet në lojë duke shënuar për 2-1 me anë të Nethan Ake (29’), ndërsa Memphis Depay (38’) dërgoi kombëtaren e tij në pushim me rezultat 3-1.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat, që krijuan shumë raste, por shënuan vetëm nga një herë.

Lexo po ashtu Christian Eriksen shënon një gol të bukur në prekjen e parë të topit pas rikthimit te Danimarka

E para shënoi Danimarka me anë të Christian Eriksen (48’), i cili shënoi për 3-2 në prekjen e parë apo vetëm dy minuta pas inkuadrimit në lojë.

Për golin e fundit dhe rezultatin përfundimtar u përkujdes Bergwijn (71’), i cili shënoi për 4-2. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1507811761218473986

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1507811915413655552

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1507816015824048135

https://twitter.com/THFCRoss_/status/1507831325440552966

 

 

Exit mobile version