Holanda e ka mposhtur lehtësisht Bjellorusinë në ndeshjen e zhvilluar në De Kuip stadium të Roterdamit me rezultat 4-1.
Promes u shfaq në skenë në minutën e 15-të të takimit dhe 31-të për të shënuar dy gola për 2-0.
Me të filuar pjesa e dytë Bjellorusët zbutën disavantazhin për 2-1 me anë të Rios.
Por, Klaasen (56’) dhe Janssen (64’) realizuan dy gola të tjerë për Holandën që e vulosën rezultatin në 4-1.
Me këtë fitore Holanda gjindet në vendin e parë të Grupit A të kualifikimeve Rusia 2018, me pikë të njëjta me Francën dhe Suedinë që kanë golaverazh më të dobët. /Telegrafi/