Telegrafi

Holanda e nis me këmbë të mbarë, fitojnë edhe Kroacia dhe Belgjika

Memphis Depay . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Holanda e ka nisur me fitore kampanjën për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020 duke e mposhtur Bjellorusinë me rezultat 4-0.

Pasi mungoi në Kampionatin Botëror, Holanda e ka marr shumë seriozisht kualifikimin në eventin e radhës.

Depay e nisi me gol ndeshjen, ndërsa Winjaldum e vazhdoi për ta mbyllur pjesën e parë në epërsi 2-0.

Në pjesën e dytë shënuan Depay dhe Van Dijk për fitoren 4-0.

Edhe Kroacia e ka nisur me fitore, duke e mundur me shumë vështirësi, Azerbajxhanin me rezultat 2-1.

Barisic dhe Kramaric i kanë shënuar golat.

Belgjika e ka mposhtur Rusinë 3-1 për të treguare dhe një herë që është një nga kombëtaret më të forta.

Tielemans një herë dhe Hazard dy herë shënuan në këtë ndeshje. /Telegrafi/