Holanda e ka mposhtur në udhëtim Letonin me rezultat 0-4 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
‘Tulipanët’ kaluan në epërsi me anë të Ryan Babel në minutën e 17-të nga asistimi që pranoi nga Daley Blind.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal të holandezëve, derisa në të dytën u shënuan edhe dy gola të tjerë.
Babel ishte tejet i disponuar për lojë, derisa dyfishoi epërsinë për Holandën në minutën e 48-të, pas asistimit që mori nga Memphis Depay.
Holandezët nuk u ndalën me kaq, pasi me anë të Depayt (76’) e trefishuan epërsinë me shërbimin që iu bë nga Matthijs de Ligt, derisa goli i katërt erdhi nga një aksion i bukur që në gol e konvertoi Georginio Wijnaldum (87′).
Gjermania është liderë e Grupit C me 12 pikë, po aq sa ka edhe Irlanda e Veriut, Holanda me nëntë, Bjellorusia me tri dhe Estonia ende pa pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/AustinAnadu/status/1171139753116340225
https://twitter.com/Juve_Centric/status/1171157244991410177