Telegrafi

Holanda dhe Belgjika vazhdojnë ta dominojnë grupin

Holanda dhe Belgjika kanë vazhduar me fitore në Ligën A të Kombeve, duke mbajtur pozitat një dhe dy në grupin 4.

Holanda fitoi si mysafir ndaj Polonisë me rezultat 2-0, duke qenë më e mirë në të dyja pjesët.

Goli i parë erdhi në minutën e 14-të, kur Denzel Dumfries asistoi te Cody Gakpo, i cili shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i dytë, Vincent Janssen gjeti Steven Bergwijn që shënoi për 2-0.

Në ndeshjen tjetër Belgjika ishte më e mirë se Uellsi, duke fituar me rezultat 2-1.

Kevin De Bruyne e japi ndeshjen me një gol në minutën e 10-të, pas asistimit të Michy Batshuayi.

Në minutën e 37-të, u ndërruan rolet, kur De Bruyne asistoi te Batshuayi  i cili shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë, Kieffer Moore shënoi pas asistimit të Brennan Johnson për 2-1.

Holanda mbetet lider me 13 pikë, ndërsa Belgjika është në vendin e dytë me 10 pikë.

Polonia ka 4 pikë, ndërsa Uellsi ka vetëm 1 pikë./Telegrafi/

Standings provided by SofaScore