Telegrafi

Hogg Robinson Group, zbarkon nё Kosovё

Drejtor menaxhues i HRG Kosova – Euro Sky Travel Club, Betim Cina –
lidhur me kёtё tha se janё tё pёrkushtuar tё zhvillojnё relacionin me HRG duke ofruar benefite mё tё mёdha pёr klientёt.

“Unё jam shumё i lumtur dhe i nderuar qё nё manifestimin tonё, ku do tё zyrtarizohet hyrja e Euro Sky Travel Club nё rrjetin mbarёbotёror tё HRG, do tё jenё prezent edhe shumё klientё tё vlefshëm”

Rreth 250 mysafirё, pёrfshirё klientёt nga korporatat, liderёt e biznesit, përfaqësues të lartë të institucioneve shtetrore, janё ftuar nё mbrёmjen pёruruese tё Euro Sky Travel Club (3 tetor, e premte) nё Sheshin 21, ku kjo kompani do tё shёnojё lidhjen e partneritetit me kompaninё ndёrkombёtare tё shёrbimeve tё udhёtimit Hogg Robinson Group HRG.

Adrian Ёoodёard, Menaxher i Pёrgjithshёm i rrjetit partner HRG, tha se ekonomia kosovare ka treguar shenja progresi nё vitet e fundit, dhe me shpalljen e pavarёsis, ajo vazhdon tё zgjojё interesim multinacional.

“Kosova ёshtё shumё mirё e lidhur me qendrat regjionale tё Evropёs Jug-Lindore pёrmes rrugёve, hekurudhave si dhe pёrmes rrugёs ajrore me çasje globale nga Aeroporti i Prishtinёs. Euro Sky Travel Club, si ekspert lokal nё kёtё lёmi, tё pёrkrahur nga kapacitetet globale tё kompanisё sonё, do tё jetё nё pozitё shumё tё mirё qё t’i ndihmojё klientёt e vet pёr aktivitetet e tyre tё udhёtimit nё baza regjionale, prandaj ne jemi shumё tё kёnaqur dhe shohim njё marrёdhёnie tё suksesshme biznesi pёrmes kёsaj marrёveshjeje.”

Duke pёrfshirё edhe Euro Sky Travel Club, Hogg Robinson Group ёshtё prezente nё 22 shtete nё Evropёn Qendrore dhe Jug-Lindore si dhe rrjeti i saj shtrihet nё 100 shtete. /Telegrafi/