Site icon Telegrafi

Hoffenheimi e turpëron Bayern Munichun në Bundesligë

Foto: TSG Hoffeinheim

Hoffenheimi e ka befasuar Bayern Munichun në kuadër të javës së dytë në Bundesliga, duke e mposhtur 4-1.

Pas vetëm 16 minutash lojë në stadiumin PreZero Arena, vendasit kaluan në epërsi me anë të Ermin Bicakcic që u asistua nga Geiger.

Hoffenheimi nuk u ndal me kaq dhe arriti të dyfishonte epërsinë me anë të Munas Dabbur (24’).

Bavarezet u këndellën më pas dhe ngushtuan epërsinë e vendasve në 2-1 me anë të Joshua Kimmich në minutën e 36-të me një asistim të Thomas Muller.

Pjesa e parë përfundoi me këto tri gola, derisa në të dytën u shënuan edhe një.

Hoffenheimi vazhdoi me paraqitje të mirë edhe në 45 minutat e dytë, duke arritur që të shënonte edhe golin e tretë.

Ishte Andrej Kramaric, ai që shënoi për 3-1 për vendasit ën minutën e 77-të3, për të krijuar një komoditet për skuadrën e tij.

Kramaric )90+1’) ishte sërish në listë e golashënueseve, pasi shënoi për 4-1 nga penalltia.

Bayern Munich pas xhiros së dytë është në vendin e gjashtë me tri pikë, derisa kjo është humbja e parë për këtë edicion. /Telegrafi/

Exit mobile version