Telegrafi

Hoeness kritikon rëndë Kaloun: Për budallallëkun nuk ka ende ilaç

Ish-presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka qenë shumë i irrituar me sjelljen e sulmuesit të Hertha Berlin, Salomon Kalou.

Ky i fundit publikoi një video ku bënte humor me rregullat e vëra për distancë sociale, duke përshëndetur shokët për dorë, por edhe duke e përqafuar një bashkëlojtar që do ta kryente testin për COVID-19”.

“Është një gjest që më bën të vjell. Aq më tepër kur vjen nga një lojtar me përvojë si Solomon. Por siç është ajo shprehja, për budallallëkun nuk ka ende ilaç”.

“Ai lojtar duhet të bëhet shembull pasi vetëm kështu mund t’i shmangim problemet që vijnë si pasojë e sjelljeve të tilla në këtë kohë krize”.

Lexo po ashtu Salomon Kalou suspendohet nga Hertha Berlini pas talljeve me coronavirus dhe incizimit të bashkëlojtarëve të tij

“Të gjithë duhet ta kuptojmë se kjo nuk është një lojë, por një situatë jetë a vdekje”, ka thënë Hoeness për Bild. /Telegrafi/