Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka paralajmëruar se klubi bavarez nuk do t’i dërgojë lojtarët e tyre në kombëtaren gjermane, nëse Marc-Andre ter Stegen zë vendin e Manuel Neuer si numër 1 në portën e Die Mannschaft.
Neuer nuk është vetëm numri 1, por ai është gjithashtu kapiteni i Gjermanisë, megjithatë Ter Stegen ka qenë shumë i hapur në dëshirën e tij për të luajtur më shumë për kombëtaren e tij pasi paraqitjeve brilante me Barcelonën.
Sidoqoftë, Hoeness ka vazhduar të mbrojë portierin e Bayernit, Neuer, teksa fjalët e tij janë përshkruar si kërcënim ndaj drejtuesve të kombëtares.
“Ne nuk do të pranojmë asnjë ndryshim”, ka thënë fillimisht Hoeness për Sport Bild.
“Nëse kjo ndodh, ne nuk do t’i dërgojmë lojtarët e Bayernit në ekipin kombëtar”.
Hoeness ka thënë që Federata Gjermane e Futbollit (DFB) dhe Joachim Low duhet ta informojnë Ter Stegen se ai nuk duhet të bëjë deklarata publike si ato që ai ka bërë.
Megjithatë, menaxheri i përgjithshëm i Gjermanisë, Oliver Bierhoff nuk shqetësohet nga kërcënimi i Hoeness.
“Një klub është i detyruar nga statutet e FIFA -s të heqë dorë nga lojtarët e tyre,” tha ai.
Hoeness u pyet nëse do të kërkonte dialog me Low, por ai nuk mendon se është e nevojshme.
“Ai regjistron ato që ne themi në çdo rast dhe tashmë duhet të ketë veshë të kuq”, përfundoi Hoeness. /Telegrafi/