Telegrafi

Hoeness godet PSG-në dhe Man Cityn: Paratë tuaja të pista nuk janë të mjaftueshme

Ish-presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness ka goditur Manchester Cityn dhe Paris Saint-Germain, pasi dy klubet nuk kanë arritur ende të fitojnë një trofe të Ligës së Kampionëve, pavarësisht shpenzimeve të mëdha në çdo afati kalimtar.

Hoeness shprehu gëzimin e tij për fitoren e bavarezëve ndaj PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2020 dhe shpjegoi mesazhin që klubi gjerman u dërgoi homologëve francezë duke arritur këtë sukses.

“Deri më tani këto dy klube [PSG dhe Manchester City] nuk kanë fituar asgjë. Asgjë”, ka thënë fillimisht Hoeness në podcastin 11 Leben.

“Ata do të humbasin përsëri me ne. Jo gjithmonë, por herë pas here. Ky duhet të jetë qëllimi ynë. Dhe kur i mundim, kjo më bën shumë të lumtur”.

“Tregojuni atyre: “Paratë tuaja të pista nuk janë të mjaftueshme””.

Lexo po ashtu Liverpool, Bayern, Real Madrid: Kush janë favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve? Superkompjuteri zbulon mundësitë e 32 klubeve

Kritik ndaj Al-Khelaifit

Hoeness vazhdoi të kritikonte politikën e transferimeve të PSG-së dhe zbuloi ndryshimin midis mënyrës së tij të menaxhimit të një ekipi dhe filozofisë së Nasser Al-Khelaifi në Parc des Princes.

“Nuk e di nëse i pëlqen futbolli. Dallimi mes tij dhe meje? Kam punuar shumë për të fituar paratë e mia dhe ai i ka marrë dhuratë”, përfundoi gjermani.

Hoeness u largua nga pozicioni i tij si president i Bayernit në vitin 2019 pas një lidhjeje 49-vjeçare me klubin. /Telegrafi/