Telegrafi

Hoeness: Ferguson duhet të jetë më xhentëlmen

Fergie tha pas ndeshjes së të mërkurës se eliminimi ishte nga ‘gjermanët tipik’ të cilët e dërguan jashtë loje me dy kartonë të verdhë mbrojtësin Rafael.

“Ne humbëm në vitin 1999 si xhentëlmenë. Tash United duhet të tregojë të njëjtën gjë”, ka thënë Hoeness për The Sun.

“Ishte një reagim i tepruar nga ana e tij, ndoshta pasi ishte i zhgënjyer me humbjen. Normalisht ai është një xhentëlmen, por mendoj se ajo që ai tha nuk është në rregull. Ne ishim të sinqertë dhe cool në Barcelona dhe ata duhej të bënin të njëjtën”, ka shtuar presidenti i klubit bavarez. /Telegrafi/