Site icon Telegrafi

Hoeness: Bayerni nuk ka para për ta blerë Mbappen

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë lojtarët më të mirë të botës së tanishme dhe tani duket se kanë një pasardhës.

Futbollisti i ri francez, Kilian Mbappe vazhdon të ofrojë paraqitje të shkëlqyera dhe interesimi i klubeve për shërbimet e lojtarit po rriten gjithnjë e më shumë.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain është golashënuesi më i mirë i Ligue 1, duke shënuar 27 gola në 26 ndeshje dhe ka konfirmuar reputacionin e një prej lojtarëve më premtues të rinj në botë.

Në botën e futbollit, nuk është e çuditshme që të ndan disa dhjetëra miliona euro për një lojtar të caktuar, por presidenti i Bayernit, Uli Hoeness vuri në dukje se bavarezët nuk janë të gatshëm të paguajnë fituesin e Kupës së Botës në Rusi.

“Do ta blija Mbappen menjëherë, është një lojtar i madh. Por ne nuk kemi para. Nuk ka të bëjë me vlerën e parave, thjesht nuk i kemi. Çështja është nëse dikush mund t’i përballojë këto para pa hyrë në probleme financiare”, tha Hoennes.

Ndryshe, Bayerni muajin e kaluar transferoj për 80 milionë euro mbrojtësin e krahut të majtë të Atletico Madridit, Lucas Hernandez. /Telegrafi/

Exit mobile version