Telegrafi

Hoeness: Bayern nuk do të shpenzojë kurrë 100 milionë euro për një të moshuar si Ronaldo

MUNICH, GERMANY - NOVEMBER 27: Uli Hoeness, President of FC Bayern Muenchen looks on from the stands during the UEFA Champions League Group E match between FC Bayern Muenchen and SL Benfica at Fussball Arena Muenchen on November 27, 2018 in Munich, Germany. (Photo by Alex Hassenstein/Getty Images)

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka thënë se nuk do të shpenzonte kurrë 112 milionë euro për një të moshuar siç bëri Juventusi që e bleu Cristiano Ronaldon.

Kjo ëhstë hera e dytë që Bayerni e ka kritikuar publikisht Juventusin për investimin rekord në Ronaldon.

Hoeness e ka sqaruar se gjigantët gjermanë do të kishin blerë me sy mbyllur nëse ai do të ishte 24 vjeç.

Uli Hoeness . (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images For BMW)

“Ai është 33 vjeç, një i moshuar”.

“Ai do të na kushtonte 100 milionë euro, kështu që është një marrëveshje që ne kurrë nuk do të kishim bërë”.

“Nëse ai do të ishte 24 vjeç atëherë do ta kishim marr me sy mbyllur”, ka thënë Hoeness për Bild.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Bayern Munich dhe Juventus janë kandidatë për ta fituar Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/