Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka thënë se nuk do të shpenzonte kurrë 112 milionë euro për një të moshuar siç bëri Juventusi që e bleu Cristiano Ronaldon.
Kjo ëhstë hera e dytë që Bayerni e ka kritikuar publikisht Juventusin për investimin rekord në Ronaldon.
Hoeness e ka sqaruar se gjigantët gjermanë do të kishin blerë me sy mbyllur nëse ai do të ishte 24 vjeç.
“Ai është 33 vjeç, një i moshuar”.
“Ai do të na kushtonte 100 milionë euro, kështu që është një marrëveshje që ne kurrë nuk do të kishim bërë”.
“Nëse ai do të ishte 24 vjeç atëherë do ta kishim marr me sy mbyllur”, ka thënë Hoeness për Bild.
Bayern Munich dhe Juventus janë kandidatë për ta fituar Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/