Telegrafi

Hoenes: Bayerni po luan futboll cilësor

“Ndeshja ndaj Werderit reflektoi në rritjen natyrale të formës tonë në pjesën e dytë të sezonit. Tani për tani po luajmë futboll të cilësisë më të lartë, gjithnjë sipas kundërshtarëve tanë”.

“Ekipi ishte më luftarak se sa ai i vitit 2001. Për momentin po dominojmë ndaj kundërshtarëve vendorë. Arsyeja pse po e tregojmë klasin qëndron në forcën tonë mendore, ashtu sikurse në aftësitë futbollistike”.

“Jam ekstremisht krenar me ekipin tim, por edhe me të gjithë të tjerët në klub. Tani kemi fituar dy tituj dhe nuk kemi çfarë të humbim në Madrid. Ne do të bëjmë gjithë atë që mundemi për të bërë të pamundshmen”, sqaroi Hoenes. /Telegrafi/