Telegrafi

I hodhi ujë në fytyrë, klientja e pësoi keq nga kamerierja (Video)

Erika Chavolla që punon si kameriere në McDonald’s në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, e ka rrahur keq një Sabrinah Fontelar, e cila i hodhi sipër një përzierje qumështi, e goditi me tabaka dhe e shau me nënë.

Gjithçka filloi kur kamerierja ia pamundësoi klientes, që të zbrazë lëng në gotën me të cilën mund të merret vetëm uji pa pagesë, transmeton Telegrafi.

Videoja që mund të shihni në përleshjen që pasoi mes dyshes që i kanë nga 24-vjet, por trupat dhe fuqitë e tyre janë krejtësisht të ndryshme.

Pasi ngjarja është bërë virale, Fontelar ka shmë poshtë, e tregkruar përmes rrjeteve sociale se do ta paditë kamerieren për sulmin ndaj saj.

“E kam një plagë në dorë, që ma shkaktoi kur e godita në dhëmbë. Fajtore është ajo që më shau me nënë” ka shkruar Chavolla, e cila ende është duke punuar në punën që kishte. /Telegrafi/