Një taksist nga Shën Petërsburgu i Rusisë, u bë mbrojtës serioz i ambientit, kur një pasagjer hodhi mbeturina prej dritares.
Para se t’i kërkonte falje të pranishmëve që po prisnin në kolonë, ai e mori shishen dhe ia ktheu pasagjerit, për ta nxjerrë dhunshëm përjashta, transmeton Telegrafi.
Pasi e la në mes të një rruge periferike, ktheu taksinë dhe u largua me shpejtësi. Në të njëjtën kohë, i riu mbeti i habitur, duke mos ditur se çfarë po ndodhë.
“Uroj të ketë mësuar mirë, se nuk duhet hedhur mbeturina ngado. Ja një dënim i mirë për këta njerëz të pandërgjegjshëm”, ishte një prej komenteve. /Telegrafi/
https://youtu.be/lkZ1oL6P4vY