Telegrafi

Hodhi mbeturina në hapësira publike, dënohet me 200 euro një qytetar nga Suhareka

Një qytetar nga Suhareka është dënuar me 200 euro pasi që i njëjti kishte hedhur mbeturina në hapësira publike.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Muharremaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk do të ketë asnjë tolerim për ndotësit e ambientit.

“Është dënuar me gjobë 200 euro, një qytetar i cili ka hedhur mbeturina në hapësira publike në Sllapuzhan. Asnjë tolerim nuk do të ketë për ndotësit e ambientit.

I falënderoj inspektorët për punën dhe angazhimin në teren, e po ashtu edhe qytetarët për bashkëpunimin”, ka shkruar Muharremaj. /Telegrafi/