Telegrafi

I hodhi gabimisht salcë hamburgerëve që i kishte porositur, polici brazilian rrah brutalisht me revole pronaren e lokalit (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur një polic brazilian rrah brutalisht pronaren e një lokali, vetëm pse ajo gabimisht i kishte hedhur salcë në hamburgerin që zyrtari policor e kishte porositur.

Por, ky veprim po e kërcënon atë me burgim deri në tetë vite e gjysmë për dhunën brutale që e kishte ushtruar ndaj pronares së lokalit, të cilën fillimisht e goditi në kokë disa herë me revole dhe më pas e tërhoqi zvarrë për flokë, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Corporal Augusto Santana, 34-vjeç, sulmon gruan në Liz Pacheco nga i cili mendoi se do ta paguaj me jetë.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në pjesën perëndimore të Rio de Janeiro të Brazilit, kurse besohet se e gjitha filloi kur pronarja e lokalit gabimisht i ka hedhur salcë hamburgerëve që polici i kishte porositur. /Telegrafi/