Site icon Telegrafi

Hodhi dhe e gjeti tiketën fituese me vlerë nëntë milionë euro

I bindur se numrat e rrethuar nuk do të tërhiqeshin, ky burrë nga Baskija thjeshtë e hodhi tiketën dhe harroi se ku e kishte lënë, shkruan shtypi spanjoll.

Disa orë më vonë mësoi se ai dhe shokët e tij kishin fituar preminë kryesore, me vlerë nëntë milionë euro. E mbërtheu paniku, sepse e dinte se nëse nuk e gjente tiketën shokët “do ta likuidonin”.

Pasi që kërkoi çdo cep të shtëpisë, Ignasio zbrazi të gjithë kontejnerët e mbeturinave në shtëpi dhe nëpër rrugën ku jeton pa u shqetësuar fort për shikimet kureshtare të kalimtarëve të rastit.

Mundi iu shpërblye, pasi gjeti tiketën e padëmtuar, kështu që ai dhe shokët e tij, pas ndarjes së premisë, ndanë secili nga 600.000 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version